Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së vendit, duke vlerësuar se, pas një zgjedhjeje të papritur në minutat e fundit, asaj do t’i duhet kohë për t’u konsoliduar në këtë detyrë dhe për të përcaktuar bashkëpunëtorët e saj më të afërt.
Sipas Kadriajt, presidentja e re duhet të analizojë me kujdes se kë do ta ketë pranë vetes dhe kujt do t’i besojë një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe mbështetjen e saj gjatë ushtrimit të mandatit.
“Presidentja, meqenëse nuk ka qenë e paraparë që të zgjidhet presidente dhe ka qenë presidente e orëve të fundit, e minutave të fundit, me thënë të drejtën, ndoshta ka kohë derisa të konsolidohet në Presidencë dhe më pas ndoshta do ta analizojë se kënd do ta ketë afër vetes dhe kush do ta prezantojë. Ka nevojë për këshilltarë të fuqishëm”, ka deklaruar Kadriaj për IndeksOnline.
Deklarata e deputetes së Aleancës vë në pah rëndësinë e konsolidimit të presidentes së re në detyrë, si dhe të përzgjedhjes së një ekipi të besueshëm dhe profesional të këshilltarëve, të cilët do ta ndihmonin në përmbushjen e përgjegjësive të saj institucionale






