Analisti politik Blerim Canaj, ka përmendur emrat që do të dëshironte t’i shihte në garë për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Canaj ka thënë se nga PDK-ja do të kishte dëshirë të shihte Enver Hoxhajn dhe Hajredin Kuçin, ndërsa nga LDK-ja Lutfi Hazirin dhe Hykmete Bajramin.
Ai ka theksuar se këtë qëndrim po e shpreh nga këndvështrimi i një qytetari që dëshiron të shohë gara me emra të tillë për postin e kryeministrit.
“Qysh kam qejf t’i shoh në garë për PDK-në Enver Hoxhajn dhe Hajredin Kuçin, ashtu kam qejf t’i shoh në garë për LDK-në Lutfi Hazirin dhe Hykmete Bajramin. Po flas si qytetar, sepse presim që nesër partitë të na ofrojnë një kandidat për kryeministër. Unë kisha pasur qejf që këta emra t’i kemi në garë për kryeministër, cilido që fiton prej tyre”, ka deklaruar Canaj në “Click” të Rtv21 .






