Partia e udhëhehuq nga Ardian Gjini nga nesër do të nisë një seri takimesh nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Aleanca ka njoftuar se në këto takime do të diskutohet gjendja në shumë sektorë të vendit.
Kryetari i saj, Ardian Gjini ka thënë se do të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve dhe planet e Aleancës për shoqërinë dhe Kosovën.
“Ne të gjithë kemi nevojë të bisedojmë më shumë me njëri-tjetrin. Të flasim hapur për atë që nuk po funksionon dhe për atë që duhet të ndryshojmë bashkë. Pikërisht për këtë, Aleanca po nis një seri takimesh nëpër Kosovë, ku do të bashkëbisedojmë me ju për ekonominë, energjinë, sigurinë, arsimin, shëndetësinë dhe mirëqenien. Do të dëgjojmë nga ju dhe do të flasim për planin tonë për Kosovën. E nisim nesër në Rahovec në ora 17:00 dhe vazhdojmë në ditët në vijim në çdo komunë të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Aleancës.






