Albulena Haxhiu pritet të caktojë sot datën e seancës konstituive të Kuvendit

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pritet që gjatë ditës së sotme të caktojë datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Sipas paralajmërimeve të bëra më herët, seanca konstituive pritet të mbahet gjatë javës së parë të muajit gusht, duke shënuar fillimin e legjislaturës së re. Caktimi i datës së seancës është një hap i domosdoshëm për konstituimin e Kuvendit dhe vazhdimin e procedurave për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Të ngjashme

Të fundit