12.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Albin Fausti!

- Advertisement -

Shkruan: Kimete Berisha

Cilin Asociacion ta zgjedh!

Kur ke shumë zgjedhje – mbetesh pa asnjë.

Aq i rëndësishëm është Asociacioni i komunave me shumicë serbe sa që ekzistojnë dhjetëra versione të tij!

Kur dikush t’i ofron dy mundësi, të merr seriozisht, sepse ta jep mundësinë të zgjedhësh.

Por, kur t’i jep 15-të mundësi, tallet me ty, sepse nuk mund të jetë serioz një dokument me 15-të versione.

Kur t’i ofrojnë 15 versione të Asociacionit, njëkohësisht presin prej teje (përveç t’i refuzosh Asociacionet industriale)…presin prej teje të dorëzohesh!

Ndërkohë, shumë zgjedhje të fusin në grackë.

Nëse 15-të Asociacione për ty nuk mjaftojnë – atëherë ti s’je serioz, s’je kompetent, diçka me ty nuk është në rregull, pasi që nuk t’pëlqen asgjë, shkaku se ty t’pëlqen diçka tjetër – që nuk ekziston.

Prandaj, kur dikush të do të dështuar – Të ofron diçka që nuk mund ta pranosh,

Dhe…ec!

Negociatorët seriozë e ofrojnë veç një version….s’ka tjetër.

Dhe këta negociatorë as nuk po lodhen së paku të duken ‘të thellë’!

Ambasadori amerikan në Kosovë tha se hë për hë ‘s’ka marrëveshje më të mirë se kjo’, që i bie se mund të ketë, por, qe, momentalisht s’ka.

Je serioz.

Nëse presim edhe pak, mund ta kishim gjetur një marrëveshje për merak.

Por, s’kemi kohë, se na zë lufta, pa marrëveshje!

Këta negociatorë janë të lodhur, më shumë duken si tregtarë (të tokave të shkreta të Kosovës) dhe të dështuar po e po.

Lajçak sidomos, karizma e tij është aq minore sa që sa e sa vite i flet një palë fjalë dhe askush s’e merr seriozisht.

S’është as simpatik. Statuset e tij nuk i marrin as 50 like…

Ka edhe konflikt interesi.

S’ka dert që i dridhen gjunjët para Vuçiqit, s’ka dert që fytyra i qesh kur e shikon, punë për të, por ka dert se ka konflikt interesi.

Kosova e korruptuar dhe e ka një Ligj ku detyrohesh ta paraqitësh konfliktin e ineteresit në çdo komision ku je i angazhuar.

Dashuria është konflikti më i madh i interesit.

Sherri ‘saj’ janë ndezur luftërat.

Prandaj, Lajçak nuk është objektiv. Përkundrazi, është agresiv në dashuri ndaj Serbisë!

Atmosfera është e atillë…duket sikur Kosova është një OJQ, për të cilën vendos bordi prej pesë vetave – të gjithë kundër shqiptarëve.

Hilli – më ka dalë prej qejfit…çka u bë me të!

Serbia i ka magjepsur të gjithë.

Albin Kurti nuk ka përvojë pune.

E vetmja përvojë e tij e punët është përdorimii i gjësendeve kundër shqiptarëve dhe kundër Institucioneve të Kosovës.

Po bën gabime historike.

Në postimin ku e glorifikoi Gjingjiqin tha se Serbia qe 200 vite është shtet…

Çka iu desht të thotë se Serbia është 200 vite shtet…

kur ky ka punë me Serbinë që u bë shtet në vitit 2006.

Sot nuk e ka përkrahjen e opozitës së madhe, prandaj duket i relaksuar dhe po buzëqesh.

LDK dhe PDK nuk po e mbështesin, nga frika prej akrobacionece të tij – anipse opozita e mençur nuk do t’i kishin bë zë.

Albin Kurti nuk e ka marrë asnjë vendim të madh në jetën e tij.

Deri tash ka vendosur vetëm për ndarjen e vitrave dhe ndihmave (që i mbledh lëmoshë nga diaspora).

Ramush Haradinaj po i jep zemër..

Por, hiqma tutët – ta fali kalin.

Në Bruksel tha: Ka marrëveshje për vazhdimin e bisedimeve.

Në Ohër tha: Nuk kam ardhur për bisedime, por për marrëveshje.

Pra, ky as mashtrues nuk duket më – duket i lajthitur!

Sot në Ohër Albin Kurti duket i qetë…këtë qetësi ia siguron bindja e plotë se ‘s’do të ketë marrëveshje’!

Se…pa qenë ti i çmendur nuk mund ta nënshkruash Autonominë e serbëve të Kosovës.

Pse? Për cilin pushtet?

Nuk ka Kosova pushtet!

Udhëhiqet nga pesë – gjashtë ndërkombëtarë, disa familje ish komuniste dhe ca milionerë.

Të tjerët janë skllevër që jetojnë me ndihma sociale.

Përndryshe, Presidentja ka qenë e zënë me promovimin e qendrës më të madhe tregtare, ndërkohë që disa pronarë të saj ndodhen në burg për krime e fajde.

P.S. Shatërvanin e Xhamisë së Gurit në Prizren, Institucionet e Kosovës e shndërruan në avdeshanë, pra kroit ia ndryshuan historinë…

Kjo e frikëson perendimin se për pak pare shqiptarët e shesin trashëgiminë dhe historinë e tyre…prandaj frika për kishat ortodokse…!

Jo veç Kishat, mendoj se për krejt trashëgiminē e Kosovës (me xhamia e me krejt) duhet status i veçantë…

Shqiptarët e lirë, për pare, e kanë dëshmuar që vjedhin dhe shkatërrojnë çdo gjë…shtëpinë e Zotit ta shndërrojnë në hotel – që çuditesh!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit