18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Aktorja e njohur u ëmbëlson ditën mjekëve dhe infermierëve

- Advertisement -

Aktorja Jennifer Garner ka marrë vëmendjen dhe dashurinë e ndjekësve me një veprim të fundit të sajin. Ajo ka  treguar mirënjohje për një grup mjekësh dhe infermierësh në Los Anxhelos duke u bërë atyre biskota me çokollatë. 49-vjecarja është përpjekur t’i gëzojë ata, të cilët kanë punuar pa u lodhur gjatë pandemisë COVID-19, duke u dërguar personalisht këto produkte të shijshme .

‘Tregojuni atyre që përgjigjen të parët pak dashuri. Faleminderit mjekë dhe infermierë! Vazhdoni!’ shkroi ajo në Instagram.

Ajo nuk ka harruar të ndajë disa nga prapaskenat e saj në kuzhinë teksa përfundonte ushqimet. Garnier u shfaq më  e lumtur se kurrë duke bërë foto dhe selfie me mjekët dhe infermierët, të cilët dukeshin të gëzuar nga prania e saj. Të gjithë mbanin maskat e fytyrës gjatë gjithë kohës, mes rritjes së fundit të rasteve të koronavirusit për shkak të variantit ngjitës Omicron.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit