Aksident tragjik ku humbën jetën dy vëllezër nga Podujeva – reagon Shpejtim Bulliqi

- Advertisement -

Sipas Policisë së Kosovës, një vozitës mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një automjet tjetër të drejtuar nga një mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë vdekur.

Vozitësi i veturës tjetër, pas marrjes së tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Për vdekjen e dy vëllezërve ka reaguar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Matarova.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova. Në këto momente të rënda u shpreh ngushëllime familjes Matarova, miqve dhe të afërmve. U prehshin në paqe dhe qofshin të parajsës!”, ka shkruar Bulliqi.

 

Të ngjashme

Të fundit