19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Aksident në njërën prej “Via Ferrata’ve” në Pejë, fillon operacioni i kërkim-shpëtimit

- Advertisement -

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej “Via Ferrata-ve” në Pejë.

Në njoftim thuhet se bashkë me zjarrfikësit e kanë lokalizuar vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe se janë duke e zhvilluar operacionin e kërkim-shpërtimit.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë. Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrëfikësit e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit. Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

 

Ndryshe, Via Ferrata është një shteg që kalon përgjatë masiveve shkëmbore të Grykës së Rugovës në lartësi të ndryshme. Në Pejë gjinden 4 via ferrata të cilat kanë nivele të ndryshme të vështirësisë. Gjatësia e tyre fillon nga 450m deri në 1km, ndërsa lartësit arrijnë deri në 300m

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit