-3.3 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin, humbin jetën nënë e bir

- Advertisement -

Nënë e bir kanë humbur jetën, ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh.

Policia tha se furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit