28.2 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Ahmetaj e quan pjesë të propagandës formimin e ekipit punues nga Serbia kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

- Advertisement -

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Kosova vazhdimisht ka lobuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).

Ajo në emisionin “FIVE” ka thënë se Kosova është munduar në vazhdimësi të jetë afër me deputetët e parlamenteve evropiane, që t’i ketë si aleatë e të lobojë masovisht që deputetët atje të jenë përkrahës.

“Sigurisht që nuk është e lehtë, prandaj i kemi deputetë nga parti të ndryshme, secili e ka një mandat dhe një qëllim të lobojë masovisht që deputetët atje të jenë përkrahës. Kur flitet për demokraci, rendin dhe ligjin, Kosova që nga ekzistenca e saj është munduar të arrijë, vetë faktin që e kemi thënë vazhdimisht se jemi pro anëtarësimit në BE, të gjitha institucionet janë të ftuara të jenë në frymën e njëjtë. Kosova vazhdimisht ka lobuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Ahmetaj.

Ajo e ka quajtur “pjesë të propagandës” formimin e grupit punues nga Serbia për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Serbia, edhe para se të formojë këtë grup, ka lobuar kundër Kosovës. Kjo është pjesë e propagandës. Nëse Serbia do ta arrijë apo jo, mbetet të shihet. Uroj që Kosova të mos ketë pritur këta 5 minutat e fundit për të bërë lobim. Ky ka qenë një proces për të cilin Kosova është angazhuar nga dita e parë për të mobilizuar diplomacinë”, ka vijuar Ahmetaj.

Ahmetaj konsideron se diplomacia kosovare ka ngecje dhe nuk është në nivelin e duhur, pasi, sipas saj, edhe raportet me aleatët janë të brishta.

Ajo thotë se vetë intervistimi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Prokuroria Speciale, tregon shumë se ku qëndron diplomacia kosovare, pasi, siç thotë ajo, më herët nuk ka pasur raste të tilla.

Ndryshe, Serbia ka formuar grupin punues, që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore, për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës.

Grupi punues u formua me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë seancës së mbajtur më 5 prill në Qeverinë serbe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit