Agron Kolaj shpallet “Ylli i Javës” në xhiron e 12-të të Superligës

- Advertisement -

Portieri i FC Feronikeli 74, Agron Kolaj, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Kolaj u vlerësua për paraqitjen e tij në ndeshjen kundër FC Malishevës, e cila përfundoi me rezultat 0:0.

Me pritjet e shumta, ndërhyrjet vendimtare dhe sigurinë e treguar mes shtyllave, portieri i Feronikelit 74 ishte një nga protagonistët kryesorë në sigurimin e një pike për skuadrën e tij.

Çmimi tradicional “Ylli i Javës” ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ndërsa përzgjedhja bëhet nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Urime Agron Kolajt për këtë vlerësim!

Postimi i plotë:

⭐ YLLI I JAVËS – XHIRO 12

⚽️ Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

🎖️ Pas ndeshjeve të xhiros së dymbëdhjetë, ky çmim i është ndarë portierit të FC Feronikeli 74, Agron Kolaj, i cili ishte një nga protagonistët kryesor në barazimin pa gola (0:0) ndaj FC Malishevës.

🧤 Kolaj u dallua me disa pritje të shkëlqyeshme dhe ndërhyrje vendimtare, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke kontribuar në sigurimin e një pike të rëndësishme për skuadrën e tij. Me sigurinë mes shtyllave, reflekset e shpejta dhe përqendrimin gjatë gjithë takimit, ai ishte ndër më meritorët për rezultatin e arritur.

🏆 Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

👏🏻 Urime Agron, për këtë vlerësim!

Të ngjashme

Të fundit