Al-Nassr do të përballet me Pakhtakorin në Uzbekistan, në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë, por në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në Cristiano Ronaldon.
Trajneri Ange Postecoglou ka vendosur ta lërë pushim yllin portugez, së bashku me Kingsley Comanin dhe Mohamed Simakanin, për shkak të ngarkesës së madhe me ndeshje dhe udhëtimeve të shpeshta, shkruan “Gazeta Express”.
“Duke pasur parasysh presionin e ndeshjeve dhe sasinë e udhëtimeve”, shpjegoi Postecoglou arsyen e vendimit të tij.
Ronaldo vjen pas një paraqitjeje fantastike në kampionatin saudit, ku realizoi het-trik në fitoren 5:3 ndaj Al-Kholoodit, duke e çuar në 985 numrin e golave në karrierë.
Al-Nassr synon ta fitojë për herë të parë në histori trofeun më të rëndësishëm kontinental, por deri tani nuk ka pasur një fillim të mirë në këtë garë. Skuadra saudite renditet e nënta në grupin perëndimor me tri pikë.






