AGK dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj

- Advertisement -

Një ekip i emisionit Kiks Kosova në Klan Kosova është sulmuar këtë të mërkurë në qytetin e Ferizajt, në kohën që ishin në terren për kryerjen e punës së tyre profesionale.

Kameramanët Erand Hyseni dhe Gramos Shala, si dhe gazetarja Arbenita Ilazi dhe shoferi Sefer Xhema janë sulmuar fizikisht nga disa persona të paidentifikuar, brenda veturës së televizionit.

Hyseni, Shala dhe Xhema kanë marrë lëndime serioze nga sulmi dhe po trajtohen në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

AGK-ja e dënon në termat më të ashpër këtë sulm brutal fizik dhe kërkon nga Policia identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve.

Sulme si këto shpërfaqin sërish ambientin e vështirë të të bërit gazetari në Kosovë. AGK-ja bën thirrje për hetime të shpejta e efikase dhe gjithashtu bën thirrje për respektimin e punës së rëndësishme të gazetarëve për informimin e opinionit publik.

Foto: Klan Kosova

Të ngjashme

Të fundit