Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka regjistruar 29 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave gjatë katër muajve të parë të këtij viti.
Statistikat tregojnë se gazetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida serioze në ushtrimin e profesionit të tyre. AGK rithekson se gazetarët duhet të lejohen të punojnë të lirë dhe pa pengesa, në shërbim të interesit publik.
AGK mbetet e përkushtuar në monitorimin e situatës dhe avokimin për sigurinë e gazetarëve, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa konkrete për të garantuar një mjedis të sigurt për punonjësit e medias.