Agim Ademi uron Dritën për kualifikimin në raundin e tretë të Conference League

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar FC Dritën për kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League.

Drita siguroi kalimin në fazën e ardhshme të garës pas fitores 2:1 ndaj skuadrës malteze Floriana, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila përfundoi pas 120 minutash lojë.

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maltë, edhe koha e rregullt e sfidës së kthimit përfundoi me të njëjtin rezultat. Në vazhdime, kampionët e Kosovës treguan karakter dhe mentalitet fituesi, duke përmbysur disavantazhin 0:1 dhe duke triumfuar 2:1.

Ademi ka përgëzuar futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët” për këtë sukses, duke vlerësuar se kualifikimi i Dritës është një arritje që nderon klubin dhe futbollin e Kosovës.

“Urime FC Drita për kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League! Përgëzime futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve ‘Intelektualët’ për këtë sukses, që nderon jo vetëm klubin, por edhe futbollin e Kosovës”, ka shkruar Ademi.

Në fund, presidenti i FFK-së i ka uruar Dritës suksese të mëtejshme në garën evropiane dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të futbollit kosovar.

Të ngjashme

Të fundit