Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri i cili sonte është i ftuar në emision Pressing në T7, tha se LDK duhet me pas një udhëheqës që i bën ballë Albin Kurtit, “për momentin me deklarata që po shihen në TV, ndoshta është ky (Përparimn Rama), për këtë punë duhet me vendosë 345 delegatë”, u shpreh i pari i Pejës.
“Po kërkoj një procedurë që ndoshta ky hyn në garë, ai që e fiton garën duhet me i pri LDK-së”, tha Muhaxheri në Pressing.
“Në garë mundet me qenë Përparimi, Hykmetja”, etj.., tha tutje Muhaxheri.
Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.






