-1.8 C
New York
Monday, January 6, 2025

Buy now

Afaristi Dervishaj takon banorët e Novosellës: Bashkë mund të punojmë për një të ardhme më të mirë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, ka takuar banorët e Novosellës.

Ai ka theksuar se ky fshat është një simbol i luftës dhe sakrificës, ku shumë luftëtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve kanë dhënë jetën për liri dhe dinjitet.

“Ishte nderë të takoj e të bisedoj nga afër me banorët e Novosellës, një fshat i mrekullueshëm i Dukagjinit, çdoherë i njohur për traditat e tij të pasura dhe bujarinë e tij. Ky fshat është një simbol i luftës dhe sakrificës, ku shumë luftëtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve kanë dhënë jetën për liri dhe dinjitet”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon për deputet në listën e PDK-së me numër 77.

Ai ka thënë se takimi me këta njerëz të guximshëm dhe krenarë ishte një frymëzim i madh për të.

“Bashkë mund të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, ku vlerat e lirisë, të drejtës dhe prosperitetit do të jenë në qendër të punës tonë”, ka shkruar afaristi Dervishaj

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit