Ademi: Superliga e Kosovës nis rrugëtimin e ri nga Drenasi

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka uruar fillimin e edicionit të ri të Superligës së Kosovës 2026/27, duke bërë thirrje për mbështetje të klubeve dhe prezencë sa më të madhe të tifozëve në stadiume.

“Na priftë e mbara! Uroj të kemi një kampionat të bukur, me rivalitet, spektakël e shumë emocione”, ka shkruar Ademi.
Ai theksoi rëndësinë e tifozëve në krijimin e atmosferës së futbollit, duke i ftuar ata të qëndrojnë pranë skuadrave të tyre.
“Futbolli është më i bukur me tribuna plot!”, përfundoi Ademi. 💙⚽️🇽🇰
#MeFutbollinPërKosovën

Postimi i plotë:

Sot në Drenas, aty ku nisi rrugëtimi i ri i Superligës së Kosovës 2026/27!

Një edicion i ri, emocione, sfida e synime të reja, por e njëjta dashuri e madhe për futbollin tonë.

Na priftë e mbara! Uroj të kemi një kampionat të bukur, me rivalitet, spektakël e shumë emocione.

E tifozëve u bëj thirrje, ejani në stadiume, qëndroni pranë klubeve tuaja dhe bëhuni pjesë e atmosferës që vetëm futbolli di ta krijojë.

Futbolli është më i bukur me tribuna plot! 💙⚽️🇽🇰

#MeFutbollinPërKosovën

Të ngjashme

Të fundit