Ish-zyrtari i lartë i PDK-së, Adem Grabovci, ka bërë thirrje për unitet brenda Partisë Demokratike të Kosovës, duke kujtuar bashkëpunimin e hershëm me Fatmir Limaj në ndërtimin e partisë pas çlirimit të Kosovës, shkruan Scanner.
Përmes një deklarate publike, Grabovci ka theksuar se PDK-ja është ndërtuar “me gurë të rëndë lirie”, duke shtuar se pesha e asaj sakrifice vazhdon të mbajë themelet e shtetit.
“Pas çlirimit, së bashku me Fatmirin, ndërtuam shtëpinë tonë – PDK-në.
Një shtëpi e ndërtuar me gurë të rëndë lirie, pesha e të cilëve mban ende themelet e këtij vendi”, ka deklaruar ai.
Sipas Grabovcit, në rrethanat aktuale politike, uniteti i brendshëm është më i nevojshëm se kurrë.
“Të bashkuar kemi triumfuar gjithmonë”, ka përfunduar ai.
Postimi i plotë:
Pas çlirimit, së bashku me Fatmirin, ndërtuam shtëpinë tonë – PDK-në. Një shtëpi e ndërtuar me gurë të rëndë lirie, pesha e të cilëve mban ende themelet e këtij vendi.
Prandaj, sot më shumë se kurrë, uniteti i brendshëm është i domosdoshëm.
Të bashkuar kemi triumfuar gjithmonë.






