26.5 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Abdixhiku vizitohet nga familja e Ibrahim Rugovës, pranon një dhuratë nga ta

- Advertisement -

Bashkëshortja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Fana vizitoi sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Së bashku me vajzën, Teutën dhe djalin, Ukën, bashkëshortja e Rugovës vizitoi Abdixhikun në dyvjetorin e marrjes së detyrës si lider i LDK-së.

Me këtë rast, Abdixhiku u shpreh i nderuar nga vizita e Fanës, nga e cila pranoi një dhuratë siç potencoi ai, teje të çmuar e domethënëse.

“Në këtë përvjetor të dytë, u nderova nga vizita e zonjës Fana Rugova, bashkëshortes së Presidentit Rugova, dhe vajzës së tij Teutës e djalit Ukës. Ishte kjo vizita e parë e zonjës Fana në selinë qendrore të partisë. Nga zonja Fana pranova dhe një dhuratë tejet të çmueshme e domethënëse për mua; një kristal guri; të njëjtin që Presidenti Rugova e mbante për më të veçantë, atë që e kishte dërguar tek Presidenti Klinton e Papa Gjon Pali i Dytë, si shenjë Kosove. Mes emocionesh e kujtimesh të shumta mbi gjithë historinë e familjes sonë politike, i njoftova për punët tona tani.”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Ai potencoi se dy vjetët e kaluara kanë shënuar rikthimin e madh të partisë që ai e drejton.

“Nderuam të shkuarën, por vendosëm të ndërtojmë të ardhmen. Prandaj fituam zgjedhjet lokale; fituam më të rëndësishmen për ne – besimin e qytetarëve tanë. Sot, LDK ka rigjetur veten mes njerëzve të shkëlqyeshëm të këtij vendi. Ka rigjetur veten mes veprimtarëve e veprimtareve që vazhdojnë të ndërtojnë rrugën e nisur 33 vjet më parë nga patriotë të mëdhenj të kohës. Kjo rrugë gjithsesi s’bëhet më e lehtë, e me çdo rritje tonën ajo bëhet edhe me më shumë përgjegjësi. Por kjo rrugë e jona mbetet e paalternativë. Lidhja është e fortë. Idetë tona janë të kohës. E shkuara jonë është historike. Të ardhmen do ta bëjmë vet ne. Dhe kjo e ardhme është e bukur.”, shkroi tutje Abdixhiku.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit