14.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

- Advertisement -

Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

“Bardhekaltrit” e fituan atë që u konsiderua si finale para finales kundër Ballkanit, të cilin e mundi me rezultat 2:0.

Golin e parë për kryeqytetasit, në ndeshjen që u zhvillua në Lipjan e realizoi Kreshnik Uka në minutat shtesë të pjesës së parë.

Kurse, golin e dytë dhe të qetësisë për prishtinasit e shënoi Genc Hamiti në fillim të 45 minutëshit të dytë.

Therandasve iu anulua një gol në pjesën e parë shkaku i pozitës jashtë loje, ndërsa i patën edhe disa raste të mira shënimi. Nga ana tjetër, prishtinasit e qëlluan tërthorësen në pjesën e dytë.

Kështu, vazhdoi kriza e Ballkanit, i cili i ka pësuar dy humbje dhe i ka tri barazime në pesë ndeshjet e fundit. Ndërkohë, Gjilani e mposhti Trepçën ’89 me rezultat thellë në stadiumin “Riza Lushta”, në një fushë të rënduar dhe aspak të përshtatshme për lojë.

Pesë gola për gjilanasit i shënoi lojtari në super-formë, Albert Dabiqaj.

Ndërkaq, golin e pamjaftueshëm për mitrovicasit e shënoi Ardian Muja.

Ndërkohë, Vushtrria e preu biletën për në gjysmëfinale pasi e mundi Beharin me rezultat 1:0 falë golit të Shpresim Zogut.

Ndeshja mes Llapit dhe Malishevës shkoi në vazhdime pasi loja e rregullt u mbyll 2:2.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit