Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe do t’i rregullojmë me ligj

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se shtesat për qytetarët nuk do të hiqen në rast se kjo parti vjen në pushtet, por ato do të rregullohen me ligj.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se qytetarëve u është thënë në mënyrë të padrejtë se LDK-ja do t’i largojë shtesat, duke theksuar se përkundrazi ato do të rriten dhe do të garantohen përmes legjislacionit, në mënyrë që të mos varen nga vullneti i një qeverie apo lideri të caktuar.

“Një popull inteligjent si populli i Kosovës nuk e trajton me kaq rigorozitet edhe këtë ofendim elektoral që është duke e bërë, prandaj edhe çështjen e këtyre shtesave. Shpesh na thanë “shikoni na jepni neve mbështetjen sepse po të vjen LDK do të heqë shtesat”. Po e bëj të qartë, shtesat nuk largohen, përkundrazi do të rriten, por do të rregullohen me ligj që mos me të varen nesër nga Lumiri”, deklaroi ai.

Abdixhiku shtoi se zhvillimi i vendit nuk mund të mbështetet vetëm në shtesa, por kërkon investime të mëdha që, sipas tij, Kosova nuk i ka parë deri më tani.

Ai theksoi se vendi ka hyrë në një fazë ku kërkohet zhvillim ekonomik dhe projekte konkrete, e jo rikthim te kauzat e viteve të kaluara.

“Shteti nuk ngritet vetëm me shtesa, por me investime të mëdha të cilat Kosova nuk i ka parë asnjëherë. Po, kemi pasë të drejtë, para 5-6 vjetësh është kërkuar ndryshim i madh, tash jemi në post fazën e shpresës, tash duhet kërkesa për zhvillim, nuk duhet të thirremi me kauza të njëjta para 6 viteve. Nuk ka investim pa zhvillime. Ministrat e LDK-së nuk kanë me guxu me nejt në FB, ai që rrin në zyre e dheun e ka 6 muaj atje, ai nuk mundet me qëndru e as me bart flamurin e Kosovës. Nuk ka rrugë që nuk ka përfunduar si duhet, njerëzit tanë kanë me dalë në terren nga mëngjesi deri në mbrëmje, garantoj për këtë”, theksoi Abdixhiku në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit