Kombëtarja A e Kosovës (vajzat) ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës.
Me fokus të plotë, përkushtim maksimal dhe motivim të lartë për sfidat vendimtare, Dardanet kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj.
Kosova do të përballet me rivalin direkt Kroacinë, më 5 qershor në Prishtinë, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Gjibraltarit për sfidën e fundit të këtij cikli.
Të bashkuara, të vendosura dhe krenare për fanellën, vajzat dardane synojnë ta mbyllin këtë rrugëtim me paraqitje dinjitoze dhe rezultate që ua sigurojnë pozitën e parë në renditje.






