Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se partia e tij po shënon rritje të mbështetjes dhe se synon një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e kaluara.
“Po, do të rritet. Do të kemi një rezultat shumë më të mirë se sa herën e kaluar”, ka thënë Ismaili.
Ai shtoi se në terren po vërehet një mobilizim më i madh i qytetarëve dhe një dëshirë më e theksuar për ndryshim dhe stabilitet.
“Shihet një mobilizim më i madh, një angazhim më i madh dhe një dëshirë për ndryshim, stabilitet dhe zhvillim ekonomik”, është shprehur ai.
Ismaili tha se qytetarët po kërkojnë një qeverisje që përmirëson mirëqenien dhe adreson rritjen e çmimeve, duke shtuar se situata ekonomike dhe jostabiliteti politik po ndikojnë në orientimin e votuesve drejt alternativave të reja.






