Abdixhiku thumbon Kurtin: Nuk flas për filxhana e fall, dua t’i përfundoj rrugët për 3 vjet

- Advertisement -

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se fokusi i tij është në projektet konkrete dhe zhvillimin e vendit, duke theksuar se nuk dëshiron të merret me tema që, sipas tij, nuk sjellin zgjidhje për qytetarët.

Ai shtoi se diskursi politik duhet të përqendrohet në çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Unë nuk shkoj të flas për filxhana dhe falla të filxhanave, unë vërtetë dua të flas që dua t’i përfundojë krejt rrugët e Kosovës për 3 vjet. Diskursi është shumë i thjeshtë, është më tepër diskurs i këngëve të keqpërdorimit të fëmijëve në radhë të parë”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit