16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Abdixhiku ndanë fotografi me 20 studentët që do të ndjekin shkollën politike “Ibrahim Rugova”

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, i ka uruar mirëseardhje të rinjve të Klasës së Tretë të Gjeneratës së Parë të Shkollës Politike “Ibrahim Rugova”.

Kreu i LDK-së bëri të ditur se në këtë shkollë ligjërohet për mbi të djathtën, rugovizmin, orientimin programor e vet organizimin partiak të LDK-së.

“Me Besianin, i uruam mirëseardhje Klasës së Tretë të Gjeneratës së Parë të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’. Të 20 studentët e përzgjedhur – Arti, Aurela, Beharja, Dardanja, Elda, Elsa, Endriti, Erisa, Floriani, Joni, Mefaili, Nakshija, Rinesa, Suela, Taulantina, Tringa, Velsa, Vesa, Viona e Ylli – do të ndjekin 12 ligjierime mbi të djathtën, rugovizmin, orientimin tonë programor e vet organizimin partiak – nga ligjerues tanë e nga mysafirë të jashtëm”.

“Ata i bashkohen rrugës së 40 studentëve të tjerë që në dy klasa paraprake kanë përfunduar këto cikle ligjerimesh. Secili prej tyre, në moshë krejt të re, ishte me plot kurreshtje e përplot vullnet. Kënaqësi gjithnjë puna me këta të rinj e këto të reja. Studentë të së tashmes, udhëheqës të së nesërmes, asete të bindjeve tona të djathta. Shkolla Politike ‘Ibrahim Rugova’ organizohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe mbështet në tërësi nga instituti amerikan NDI, USAID dhe SDC”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit