Ish-deputeti Haki Abazi akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po vepron në dëm të shtetit të Kosovës.
“Kurti është në misionin e tij të shpërbërjes së Republikës së Kosovës”, deklaroi Abazi, duke pretenduar se vizitat në Greqi dhe zhvillimet institucionale e mbështesin këtë qëndrim.
Ai shtoi se mungesa e funksionimit të Kuvendit, sulmet ndaj sistemit të drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese, si dhe mungesa e angazhimit për njohje të reja, sipas tij, dëmtojnë shtetësinë e Kosovës.






