Për 20 muaj, vendimi për përgjimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në Hagë, u mbajt sekret.
Tek këtë fillim-mars, regjistri i Gjykatës Speciale në Hagë, publikoi dokumentet që zbulojnë se Thaçi dhe Kadri Veseli ishin përgjuar në paraburgim, edhe para se të kontrolloheshin në detaje në periudhën që pasoi me regjim vizitash, raporton Klan Kosova.
Në javën e dytë pas nisjes së gjykimit, më saktë më 14 prill 2023, Prokuroria bëri kërkesë që të nxirreshin thirrjet e bisedat në Sheveningen, qysh prej 5 gushtit 2022.
Në veçanti u kërkua të vazhdohej kontrolli edhe pas kësaj date, deri më 31 maj 2023.
Detajet e kësaj kronike i gjeni në videon më poshtë: