80 vjetori i Gjimnazit të Mitrovicës

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili

Në këtë gjimnaz kam hyrë shumë herët, ndoshta më herët sesa shumica. Ende pa e përfunduar klasën e tetë në shkollën fillore, si nxënëse filloriste e konsideruar me aftësi të jashtzakonshme, kur më kaluan në atë kohë, nga klasa e shtatë direkt në Gjimnaz.

Ishte një hap i madh për një vajzë aq të njomë, por edhe fillimi i një rruge që nuk do të ndalej më.

Dy vite i kalova në bankat e rregullta të shkollës, ndërsa dy të tjera në shkolla-shtëpi, në kohët më të vështira për vendin tonë.

Por as rrethanat, as mungesat, as padrejtësitë nuk arritën ta ndalin etjen time për dije, organizim dhe angazhim. Pikërisht aty filloi aktivizmi im qytetar e politik. Ishte koha kur isha nxënëse e dalluar, udhëheqëse në union të nxënësve dhe zëri i shumë të rinjve që besonin se ndryshimi nuk pret moshën.

Sot, kur kthehem pas dhe shoh gjithë këtë rrugëtim, nga një vajzë e re plot ëndrra, deri tek një grua që ka çarë dhe hapur shumë shtigje të reja për gratë tjera, ka përgatitur shumë studentë, dhe ka pasur nderin të shërbejë edhe si deputete, e kuptoj se gjimnazi nuk më dha vetëm dije. Më dha guximin për të menduar ndryshe, forcën për të mos u dorëzuar dhe bindjen se puna, inteligjenca dhe këmbëngulja gjithmonë lënë gjurmë. Gjithmonë.

Mirënjohëse për çdo mësimdhënës, profesor, çdo shok e shoqe klase, për çdo sfidë dhe çdo kujtim. Sepse aty filloi historia ime.
Dhe sot, ajo histori u nderua në mënyrën më të bukur. pata nderin dhe emocionin e veçantë të jem pjesë e Përvjetorit të 80-të të Gjimnazit të Mitrovicës, dhe 80 personaliteteve të zgjedhura!
Ky është vendi ku nisi një pjesë e madhe e rrugëtimit tim njerëzor, qytetar dhe politik. Dhe, mes shumë kujtimesh e emocionesh, në mendje më vijnë edhe shumë personalitete të tjera, dikur ish nxënës të këtij gjimnazi, mesin e tyre edhe vet nëna ime e dashur!

Falemnderit drejtorit dhe stafit aktual të Gjimnazit për ftesën dhe organizimin mbresëlënës!

Të ngjashme

Të fundit