Kurti bën homazhe në Korishë: ‘Krime si këto ku u masakruan fëmijë e të moshuar dëshmi e gjenocidit serb’

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në shënimin e Ditës së Martirëve në Korishë të Prizrenit.

Në masakrën e forcave të armatosura të Serbisë në këtë fshat, më 13 maj të vitit 1999, u vranë 77 civilë të pafajshëm, 14 prej të cilëve ishin fëmijë.

Krimet si këto, ku u masakruan fëmijë e të moshuar, burra e gra, pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Në Ditën e Martirëve të Korishës, kryeministri në detyrë Kurti kujtoi civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë.

Të ngjashme

Të fundit