Kandidati për deputet i PDK, Valon Grabovci, ka thënë se me krenari përfaqësom Pejën dhe që ështē pjesë e ekipit që udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, z. Bedri Hamza – një lider i dëshmuar me vizion të qartë.
“Më 9 shkurt, ju ftoj të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 131. Për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të zhvilluar – votoni 55 për Valon Grabovcin dhe PDK-në”, shkruan Grabovci.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Unë jam Valon Grabovci, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin 55 në listë. Me krenari përfaqësoj Pejën dhe jam pjesë e ekipit që udhëhiqet nga kandidati ynë për kryeministër, z. Bedri Hamza – një lider i dëshmuar me vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës.
PDK-ja, me numrin 131, përfaqëson forcën e ndryshimit dhe angazhimin për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. Të jem pjesë e këtij ekipi është nder dhe përgjegjësi e madhe. Zotohem se do të punoj me përkushtim për të sjellë zërin tuaj në Kuvend dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Më 9 shkurt, ju ftoj të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 131. Për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të zhvilluar – votoni 55 për Valon Grabovcin dhe PDK-në!
Me respekt,
Valon Grabovci