-5.1 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

26-vjetori i masakrës së Reçakut, Abdixhiku: Rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe me rastin e 26 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Abdixhiku ka thënë se është detyrim moral që të mbajmë gjallë kujtesën e Masakrës së Reçakut.

“Në këtë përvjetor, të gjithë ne kemi detyrimin moral ta mbajmë gjallë kujtesën e Masakrës së Reçakut dhe të angazhohemi për të mbrojtur vlerat mbi të cilat u ngrit Kosova. Lavdi përjetë viktimave të Reçakut dhe gjithë atyre që u flijuan për lirinë tonë!” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

26 vjet nga masakra e Reçakut.

Në mëngjesin e ftohtë të 15 janarit 1999, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të Serbisë kryen një nga aktet më të rënda të historisë së vonshme njerëzore. 45 civilë shqiptarë – burra, gra, të moshuar dhe fëmijë – u vranë e u masakruan brutalisht.

Ambasadori William Walker e cilësoi këtë masakër si një “krim kundër njerëzimit”, një akt që tronditi ndërgjegjen e botës dhe shënoi një pikë kthese në angazhimin ndërkombëtar për çlirimin e Kosovës.

Sot, 26 vjet më pas, kujtojmë me dhimbje e nderim sakrificën e viktimave të Reçakut dhe qëndresën e familjarëve e të mbijetuarve që bartin ende plagët e asaj tragjedie. Ky krim mizor është më shumë se një akt brutal dhe një dhimbje kombëtare; është një rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë për liri dhe shtetësi, dhe sakrifica që mundësoi krijimin e shtetit tonë të pavarur dhe realizimin e ëndrrës kombëtare për lirinë që e gëzojmë sot.

Në këtë përvjetor, të gjithë ne kemi detyrimin moral ta mbajmë gjallë kujtesën e Masakrës së Reçakut dhe të angazhohemi për të mbrojtur vlerat mbi të cilat u ngrit Kosova. Lavdi përjetë viktimave të Reçakut dhe gjithë atyre që u flijuan për lirinë tonë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit