26.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

25 vjet nga zhdukja me forcë e “grupit të intelektualëve”, 25 vite ankth e vuajtje, 25 vite pritje, ende asnjë lajm

- Advertisement -

Nga Ardian Bajraktari

Sot e 25 vite më parë, është zhdukur grupi i njohur si “grupi i intelektualëve”, fatin e të cilëve e kanë edhe 1.600 të zhdukur të tjerë, vitet ikin, por malli asnjëherë.

Me shpresë se do të mësojmë për fatin e tyre, fatin e vendndodhjen e këtij grupi dhe të 1.600 të zhdukurve me forcë gjatë luftës çlirimtare, i kujtojmë me nderim dhe shprehim dhimbjen tonë të thellë.

Nuk guxojmë të ndalemi së kërkuari derisa të dihet edhe për fatin e të zhdukurit të fundit me forcë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

Nëna Shefkije, tashmë ka ikur nga kjo botë pa mësuar për fatin e djemve të saj, Sheqirit, Samirit e Xhemajlit. Samiri i vogël tashmë po rritet dhe me krenari po e mban emrin e axhit.

Drilon, Shqiponja e Osmani, tashmë janë rritur, janë edukuar dhe formuar si personalitete të jashtëzakonshme, si bij e bija të personave që dhanë jetën për këtë liri, ata dhe të gjithë ne, nuk pushojmë së kërkuari të dimë për fatin e më të dashurve tanë.

Edhe nëna Naile, tashmë e shtyrë në moshë, krahas djalit Zenelit, dëshmor i Kombit dhe Ajetit, martir, duhet të di për fatin dhe vendndodhjen e burrit Tahirit dhe djalit Xhevdetit.

Edhe nëna Ajete po ashtu e shtyrë në moshë duhet të di ku e ka “sugarin” Bekimin.

Edhe Xhaviti i cili trashëgon emrin e axhës martir, duhet të di për fatin e babait, mësuesit Selim.

Ky është fati, kjo është sakrifica, asgjë me shumë se sa të dimë ku janë dhe të kërkojmë drejtësi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit