‘Drejtësia do të triumfojë në Hagë’, Bujar Haradinaj: UÇK lindi nga nevoja për ta ndalur spastrimin etnik

- Advertisement -

Ish-ushtari i UÇK-së, Bujar Haradinaj, ka folur për pritjet e tij lidhur me vendimin që pritet të merret më 16 shtator në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.

Haradinaj në emisionin “Kosova Today” tha se beson se drejtësia do të triumfojë dhe se të akuzuarit do të lirohen.

Sipas tij, UÇK-ja nuk lindi nga dëshira, por nga nevoja për t’i ndalur dëbimet dhe përndjekjet e shqiptarëve nga Serbia.

“Unë mendoj që drejtësia do të triumfojë atje. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës ka hequr shumë, domethënë, një periudhë të caktuar. Edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk lindi prej dëshirës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi prej nevojës që ta ndalë dëbimin, ta ndalë përsekutimin, t’i ndalë të gjitha ato deri në spastrim etnik që bëri Serbia në atë periudhë”.

“Edhe unë e mendoj që ata njerëz atje që sot gjykohen padrejtësisht, presim shumë shpejt lirimin e tyre, për shkak se ne e dimë se pjesa më e madhe e dosjeve që kanë shkuar atje, domethënë, janë nga shërbimi sekret serb, nga Ministria e Punëve të Brendshme edhe nga shërbëtorët e tyre”, tha Haradinaj

Të ngjashme

Të fundit