Prokurorisë i rrëzohet pjesërisht argumenti për rrezik të arratisjes së Rexhep Selimit, por Haga merr vendim për vazhdimin e paraburgimit

- Advertisement -

Gjykata e Hagës ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin duke konsideruar se ekziston rreziku për ndërhyrje në proces dhe për kryerje të krimeve të tjera.

Megjithatë në vendimin e Gjykatës, është rrëzuar argumenti i Zyrës së Prokurorit të Specializuar sa i përket rrezikut për arratisje.

“Prandaj, megjithëse rreziku i arratisjes nuk mund të përjashtohet plotësisht, Trupi Gjykues vlerëson se vazhdimi i paraburgimit të z. Selimi nuk mund të justifikohet në këtë fazë mbi bazën e rrezikut të arratisjes, siç parashihet në nenin 41(6)(b).”, thuhet në shkresën e Gjykatës, shkruan Express.

Haga gjithashtu ka konsideruar se Rexhep Selimin vazhdon të jetë njeri me ndikim në Kosovë dhe sipas tyre s’mund të lirohet bazuar në informacionet që Selimi ka si rezultat i procesit të gjykimit.

Gjyqtari Charles Smith ka vendosur për vazhdim të paraburgimit të Rexhep Selimit dhe meqenëse më 16 shtator do të merret vendimi i shkallës së parë, ka udhëzuar palët që të mos përgatisin shkresa të tjera për rishikim të paraburgimit.

Të ngjashme

Të fundit