Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në rrjetin e tij social Facebook ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta.
Meta shkruan se ceremonia e varrimit do të kryhet ditën e nesërme, më 2 qershor, në orën 12:00 në Çepan të Skraparit. Ai bën me dije se për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të presë ngushëllime më 3 qershor në Tiranë.
“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,
Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.
Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim”, shkruan Meta.






