Kandidati i PDK-së për deputet me numër 20, Altin Krasniqi, ka marrë mbështetje nga ish-komandanti i përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla dhe veteranë të UÇK-së dhe aktivistë të PDK-së, në Komoran.
“Në Komoran, bashkë me bacin Azem, ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, njëherësh mik të babait tim dhe të familjes sonë, si dhe në mesin e veteranëve të UÇK-së dhe aktivistëve të PDK-së, mora mbështetje të fuqishme për angazhimin tim politik. Së bashku do të punojmë me përkushtim për të arritur fitoren dhe për ta forcuar edhe më tej Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar në Facebook Krasniqi.






