22.1 C
New York
Wednesday, April 17, 2024

Buy now

Zyrtari i KEK-ut shpallet i pafajshëm, akuzohej se kishte shkaktuar dëm prej mbi 58 mijë eurove

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim, të hënën, e ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, zyrtarin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Enver Hoxha.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Hoxha u shpall nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gazmend Bahtiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Po ashtu, shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të buxhetit të kësaj gjykate.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 janar 2018, të akuzuarin Hoxha e kishte liruar nga akuza.

Mirëpo, këtë rast, Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim më 17 maj 2019, me arsyetimin se gjykata e shkallës së parë nuk kishte proceduar të gjitha çështjet për vërtetimin e fakteve vendimtare dhe nuk ka dhënë arsye lidhur me faktet vendimtare.

Në aktvendim të Apelit, thuhej se aktgjykimi i shkallës së parë rezulton të jetë i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384, paragrafi 1, nënparagrafi 1.12 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata e Apelit kishte sugjeruar që në rigjykim në cilësinë e dëshmitarëve të dëgjohen edhe dëshmitarët Nijazi Thaqi, Adil Jonuzi, Naim Sahiti e Arben Gjukaj.

Aktakuza e përpiluar nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë më 5 dhjetor 2016, e ngarkonte të pandehurin Enver Hoxha, me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar”.

Sipas prokurorisë, në qershor të vitit 2013, i akuzuari në pozitën e projekt-menaxherit të divizionit për prodhimin e thëngjillit, në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka lejuar blerjen e 2 mijë e 464 bluzave nga operatori ekonomik “Ripten Enginnering”, me seli në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, këtë leje Hoxha e kishte dhënë pa i përfillur procedurat e Ligjit  të Prokurimit Publik, duke vepruar kështu në kundërshtim edhe me kontratën në të cilën është thirrur.

Sipas prokurorisë, me këto veprime i kishte shkaktuar dëm KEK-ut, në shumë të përgjithshme prej 57 mijë e 164 euro e 80 centë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit