11.2 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Zyrtare: Zymer Bytyqi transferohet te gjiganti grek, Olympiacos

- Advertisement -

Gjiganti i futbollit grek, Olympiacos ka kompletuar transferimin e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqit.

Anësori “dardan” ka nënshkruar me klubin grek nga Konyaspori i Turqisë.

“Olympiacos njofton blerjen e Zymer Bytyqit. Reprezentuesi me kombëtaren e Kosovës ka lindur në Belgjikë më 11 shtator të vitit 1996 dhe ka nënshkruar kontratë me “bardhekuqtë” e ardhur nga Konyaspori”, thuhet në komunikatën e Olympiacos.

Këtë vit me skuadrën turke ai bëri 23 paraqitje, duke shënuar një gol dhe tre asistime.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit