11.6 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Zyrtare: Tottenham shkarkon Antonio Conten

- Advertisement -

Skuadra angleze Tottenham ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Antonio Conte.

Tekniku italian javë më parë akuzoi bordin e Spurs se vetëm ndryshojnë trajnerë, por po vazhdojnë të jenë pa sukses.

Ditën e diele, Tottenham me anë të një njoftimi ka zyrtarizuar se Conte është larguar pas një “marrëveshje të përbashkët”.

“Mund të njoftojmë që trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me një marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e parë në klub. Ne e falënderojmë Antonio për kontributin dhe i urojmë fat për të ardhmen”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, presidenti Daniel Levy theksoi se tani fokusi është që të mbyllin këtë edicion në top katër.

“Kemi 10 ndeshje në Premierligë të mbetura dhe duhet të luftojmë për vendin në Ligën e Kampionëve. Duhet të jemi se bashku. Të gjithë duhet të sigurohen që të përfundojmë lartë për klubin tonë të mrekullueshëm dhe tifozët besnik”.

Ndërkohë, Cristian Stellini do të jetë trajner i përkohshëm deri në fundin e sezonit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit