8.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

- Advertisement -

Afër 152 mijë pacientë kanë marrë shërbime në Klinikën e Radiologjisë për gjatë vitit 2022, drejtoresha e kësaj Klinike, Shkëndije Nuza, tha se lista e pritjes është tek shërbimi për rezonanca magnetike listë e cila është nga qershori i vitit të kaluar derisa theksoi se ky numër është duke u zbritur. Ndërkaq sa i përket largimit të mjekëve, kjo klinikë nuk është prekur fare, por shtimi stafit të mesëm sipas drejtoreshës së kësaj klinike është e nevojshme.

29 radiologë po u ofrojnë shërbime pacientëve, në mënyrë që të evitohet edhe lista e pritjes në klinikën  e Radiologjisë në QKUK.

E listë të pritjes sipas drejtoreshës së kësaj klinike, Shkendije Nuza ka më shumë tek shërbimi i rezonancës magnetike.

“Sfidë ka qenë periudha kur kemi punuar vetëm me një rezonancë magnetike, ka qenë vështirë meqë nuk kemi mundur mi  korrigjuar listat e pritjes”, thotë Nuza.

Ndërkaq, lidhur me këtë Nuza ka një kërkesë.

“Kisha dashtë të respektohen protokollet prej kolegeve që mos të jetë zgjidhje e parë rezonanca magnetike, sepse protokolli e do që të fillojë me ultrazë e të tjera pastaj kur nuk zgjidhet , pra kërkesat janë të shumta për fëmijë nuk ka listë të pritjes…”, thotë ajo,

Tutje, Ardian Bicaku radiolog në këtë klinikë thotë se lista e pritjes nuk po shkaktohet nga vet ata, derisa thekson se pritje ka edhe në klinikat tjera.

“Pritja është një temë që është diskutuar shumë, pritjen nuk e shkaktojmë ne, pritja vije si rezultat i referimeve që është në qendrën tonë, ne jemi e vetmja klinikë që punojmë me dy ndërrime, pacientet emergjent nuk presin, pacientët e shtrirë, pritje mbetet vetëm te pacientët ambulatorë, ekziston kjo lista e pritjes, si ne të gjitha klinikat tjera…”, shpreht Bicaku.

Megjithatë, sa i përket largimit të mjekëve, kjo klinikë nuk është prekur fare.

Por shtimi i stafit të mesëm sipas drejtoreshës së kësaj klinike është i nevojshëm.

“Numri i radiologëve për momentin është 29 të punësuar në QKUK, 30 specializantë, ka nevojë për staf, stafi i mesëm, në klinikën e radiologjisë nuk janë larguar prej specialistëve jo, një është pensionuar dhe kemi mbetur 29…”

Ndryshe, afro 152 mijë pacientëve u janë ofruar shërbime radiologjike në klinikën e radiologjisë në QKUK gjatë vitit të kaluar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit