23.2 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Zyrtare: Inter Miami i Messit siguron pjesëmarrjen në botërorin e klubeve

- Advertisement -

Inter Miami edhe zyrtarisht është pjesë e Botërorit të klubeve, i cili zhvillohet në vitin 2025.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Inter Miami i udhëhequr nga Lionel Messi e Luis Suarez, arriti të shpallet kampion i MLS-së, titulli i parë në historinë e kampionatit amerikan.

Kupa e re e Botës për Klube, që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2025, premton të jetë një turne historik.

Për herë të parë, 32 klube nga e gjithë bota do të kenë mundësinë të marrin në shtëpi trofeun e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s.

Ekipet pjesëmarrëse do të përfaqësojnë gjashtë kontinente, transmeton indeksonline.

Deri më tani 31 skuadra kanë siguruar kualifikimin, ndërsa vendi i fundit do të përcaktohet nga fituesi i CONMEBOL Libertadores 2024.

Skuadrat të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës për klube janë:

  • Al Ahly (EGY)
  • Wydad (MAR)
  • ES Tunis (TUN)
  • Mamelodi Sundowns (RSA)
  • Al Hilal (KSA)
  • Urawa Red Diamonds (JPN)
  • Al Ain (UAE)
  • Ulsan HD FC (KOR)
  • Chelsea (ENG)
  • Real Madrid (ESP)
  • Manchester City (ENG)
  • Bayern Munich (GER)
  • Paris Saint-Germain (FRA)
  • Inter Milan (ITA)
  • Porto (POR)
  • Benfica (POR)
  • Borussia Dortmund (GER)
  • Juventus (ITA)
  • Atletico Madrid (ESP)
  • FC Salzburg (AUT)
  • Monterrey (MEX)
  • Seattle Sounders (USA)
  • Club Leon (MEX)
  • Pachuca (MEX)
  • Auckland City (NZL)
  • Palmeiras (BRA)
  • Flamengo (BRA)
  • Fluminense (BRA)
  • River Plate (ARG)
  • Boca Juniors (ARG)
  • Inter Miami (USA)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit