Zyrtare: Diant Ramaj huazohet sërish te Copenhagen nga Dortmundi

- Advertisement -

Marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes së përhershme për portierin 24-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.

Ramaj u shpreh i lumtur për rikthimin te klubi danez, të cilin e kishte lënë më shumë se një vit më parë.

“Jam shumë i lumtur që marrëveshja është finalizuar. Kam kaluar një kohë fantastike këtu dhe më ka munguar shumë atmosfera në Parken”, tha Ramaj.

Drejtori i Copenhagenit, Kristjaan Speakman, tha se klubi është i lumtur ta mirëpresë sërish portierin, i cili rikthehet me më shumë përvojë

Të ngjashme

Të fundit