Zyrtare: Bouaddi i bashkohet Cityt për 100 milionë euro

- Advertisement -

Supertalenti 18-vjeçar, Ayyoub Bouaddi, është lojtar i ri i Manchester Cityt.

Gjiganti anglez të mërkurën prezantoi transferimin e mesfushorit të Kombëtares së Marokut.

Bouaddi deri më tani ka luajtur për Lillen në Francë, ndërsa sipas raportimeve është transferuar për plot 100 milionë euro.

Me skuadrën angleze, Bouaddi ka firmosur kontratë pesëvjeçare kurse me fanellën e Lillet ka regjistruar 96 paraqitje në të gjitha garat.

Për Marokun, Bouaddi ka debutuar në moshën 16-vjeçare dhe ka tetë ndeshje të luajtura.

“Është ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Manchester City është klubi më i mirë në botë. Është ëndërr të jem këtu dhe ta quaj veten lojtar i Cityt”, ka thënë Bouaddi në prezantimin e tij.

Të ngjashme

Të fundit