Zyrtare: Ballkani ndan rrugët me trajnerin Mislav Karoglan

- Advertisement -

Ballkani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Mislav Karoglan.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ekipi suharekas tha se kjo ndarje erdhi për arsye personale të Karoglan.

Njoftimi i plotë i klubit:

FC Ballkani njofton se Mislav Karoglan, për arsye personale, nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.

E falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub.

Gjithashtu, i urojmë shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të jetës dhe karrierës.

Mirupafshim dhe suksese në rrugëtimin tënd të ardhshëm

Të ngjashme

Të fundit