Në fillim të korrikut zyrtarë të Ministrisë së Financave shkuan në komunat veriore për të nënshkruar memorandum që mundësonte hapjen e zyrave për punësim në kuadër të këtyre komunave.
Atë kohë u tha që kjo po bëhet për shkak të kërkesave që qytetarët, edhe ata të komunitetit serb kanë.
Në Zveçan, zyra është brenda komunës dhe atë e drejton një zyrtare nga komuniteti serb.
“Televizioni ka komunikuar me zyrtaren që punon në zyrën për punësim në kuadër të komunës së Zvecanit dhe e njëjta tha që ka interesim nga qytetarët por këtë nuk mund ta thotë para kamerave për shkak të presionit që mund ta ketë potencialisht nga qytetarët e komunitetit serb.”
Për tu punësuar në Zveçan para hapjes së zyrës kishin qenë 18 kërkesa me shkrim të përcjella në drejtim të Komunës.
E njëjta situatë është edhe në komunën e Leposaviqit e Mitrovicës Veriore.
Zyrat vazhdojnë të jenë funksionale dhe po presin kërkesat e qytetarëve.
Por, kjo zyre nuk është hapur në komunën e Zubin Potokut akoma.
E kryetari i Zubin Potokut për Dukagjinin e dha arsyetimin e tij për këtë.
“akoma nuk e kemi fut në funksion për shkak të procedurave të cilat pak po na vonojnë, jemi në trendin e hapjes së konkurseve, kemi pranuar punëtor në të gjitha dikasteret gati edhe pse duhet akoma kështu që jemi në trend dhe besoj që së shpejti do të funksionalizohet,” tha Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut.
Pavarësisht kësaj, Zeqiri po thotë se interesimi i serbëve për tu bërë pjesë e institucioneve kosovare ekziston.
“Ka kërkesa për punësim ani pse shihet një gjë që nuk kanë informacionin e duhur të marrjes së përgjegjësive se çfarë iu ofron Rep e Kosovës, mundohen të i ikin disa përgjegjësive nën arsyetimin që po kanë presion por në çdo konkurs kërkesat për të aplikuar tejkalohen,” shtoi Zeqiri.
Televizioni ka komunikuar me zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe të njëjtit kanë thënë që së shpejti do të publikojnë të dhënat e sakta për numrin e kërkesave në zyrat e punësimit në veri të Kosovës.