25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Zyra Kombëtare e Auditimit tenton që të ndërhyjë në sistemin gjyqësor përmes auditimit kundërkushtetues dhe të kundërligjshëm

- Advertisement -

Mirëpo, Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes një vendimi të marrë në mënyrë unanime më 6 qershor 2024, nuk ka lejuar ZKA-në të bëjë një auditim të tillë kundërkushtetues dhe të kundërligjshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Auditimi përcjellës i kërkuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit lidhur me “Efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në gjykatat Themelore”, nuk lejohet” thuhet në vendimin e KGJK-së.

Sipas vendimit, edhe pse ZKA-ja me anë të një opinioni ligjor, ishte njoftuar nga Departamenti për Çështje Ligjore në Sekretariatin e KGJK-së, se nuk është në mandatin kushtetues dhe ligjor të saj auditimi i natyrës gjyqësore e aq më pak kërkesa për auditim të “Efikasitetit të menaxhimit të lëndëve civile në gjykatat Themelore”, ZKA ka insistuar që ata kanë legjitimitet për të kryer këtë lloj auditimi dhe se ekipi i autorizuar më 4 qershor 2024 do të qëndronin në zyrat e KGJK-së për të kryer auditimin në fjalë.

KGJK-ja, e gjetur në një situatë të paprecedentë, këtë çështje e ka adresuar zyrtarisht për votim tek të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, thuhej ndër të tjera në këtë vendim.

“Lidhur me kërkesën për deklarim, anëtarët e KGJK-së theksuan së KGJK është autoriteti i vetëm kushtetues dhe ligjor që ka kompetencë për administrimin e Gjyqësorit, përfshirë auditimin e performancës se efikasitetit për menaxhimin e lëndëve gjyqësore”, thuhet në vendim.

Në fund të vendimit, thuhet se lejimi i qasjes së ZKA-së për auditim të lëndëve gjyqësore, do të përbënte shkelje flagrante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, duke përbërë tejkalim të kompetencave të përcaktuara me ligj.

Për dallim nga ky rast, ZKA në të kaluarën ka bërë auditime kundërkushtetuese dhe kundërligjore të natyrës së tillë.

Kujtojmë se Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) gjatë javës kundër korrupsion në dhjetor të vitit 2023, kishte publikuar raportin analitik me titull “Auditimi jofinanciar nga ZKA: Ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë”.

Në këtë raporti, ishte sqaruar se si ZKA-ja kishte ndërhyrë në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial duke bërë auditimin e lëndëve të rasteve të dhunës në familje.

Po ashtu, në raport ishte sqaruar se si ZKA-ja përmes auditimit të lëndëve të dhunës në familje, kishte ndërhyrë në kompetencat e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial si institucione të vetme për vlerësim të performancës së gjykatave dhe prokurorive.

Ndryshe, në emisionin “Tempus” me titull “Ndërhyrjet në drejtësi përmes Auditorit Gjeneral“, transmetuar më 18 dhjetor 2023, ishte diskutuar për ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit të drejtësisë nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Auditimi i rasteve të dhunës në familje nga ZKA, u cilësua si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nga gjyqësori, prokuroria dhe shoqëria civile.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit