27.3 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Gjetjet e auditorit në KEK: 40-kontrata njëburimore në vlerë mbi 70-milionë euro

- Advertisement -

Kampion në kontrata njëburimor si zakonisht është Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Kësisoj, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka gjetur që KEK-u nuk ka arsyetuar këto kontrata kur ka përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. 40 kontrata njëburimore janë nënshkruar nga KEK-u në vlerë totale mbi 70 milionë euro.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Korporat Energjetike e Kosovës ka nënshkruar gjithsej 40 kontrata me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Prej këtyre 40 kontratave, ZKA-ja ka audituar vetëm 12 prej tyre dhe ka gjetur mangësi në përdorimin e kësaj procedure të prokurimit publik.

ZKA ka dhënë shpërfaqur magnësitë që KEK-u kishte lëshuar në tenderin për “Modernizimin e Turbinave B1 dhe B2”.

“Menaxhmenti, gjatë vitit 2023, kishte nënshkruar gjithsej 40 kontrata në vlerë totale 70,012,969€ duke përdorur procedurën e negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë. Prej tyre ne kemi testuar 12 aktivitetete të prokurimit sipas kësaj procedure dhe kemi identifikuar mangësitë në vijim: në dosjen e tenderit “Modernizimi i Turbinave B1 dhe B2”, tek Pjesa C, Menaxhmenti kishte kërkuar që operatori ekonomik të ofroj çmimin për njësi për secilin pozicion në paramasë ndërsa oferta e dorëzuar nga operatori ekonomik nuk ishte plotësuar paramasen sipas kërkesave të dosjes së tenderit (listen e çmimeve) por ishte plotësuar vetëm në totale për komponentë. Po ashtu vërtetimi tatimor i dorëzuar nga operatori ekonomik nuk ishte valid. Menaxhmenti i kishte dërguar operatorit ekonomik ftesën për pjesëmarrje në tender me datën 09 dhjetor 2022, operatori ekomomik e kishte dorëzuar vërtetimin tatimor të datës 05 tetor 2022 ndërsa kontrata ishte nënshkruar me 24 shkurt 2023 në vlerë 56,522,000€.Menaxhmenti nuk e kishte kërkuar edhe njëherë vërtetimin tatimor për të ri konfirmuar gjendjen e obligimeve tatimore të operatorit ekonomik para nënshkrimit të kontratës.” – thuhet në raportin e ZKA-së.

Ndërsa, KEK-u në nëntë kontrata të tjera nuk ka dhënë arsye bindëse për përdorimin e procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, pasi nuk kishin të bëjnë me situata ekstreme.

“Nëntë (9) raste, në vlerë 1,895,203€, ishin nënshkruar kontratat përmes procedurës së negocimit për shkak të situatave emergjente në të cilat tashmë gjendej kompania. Këto kontrata kishin të bëjnë më shërbime dhe furnizime të ndryshme si: Ruajtja dhe sigurimi i objekteve të kompanisë, sigurimi shëndetësor për punonjësit e kompanisë, transporti i punonjësve të kompanisë, furnizimi me mazut, furnizim me acid klorhidrik, konsulencë ligjore, shërbime për zhvendosjen fizike dhe ekonomike për një pjesë të fshatrave të Komunës së Obiliqit. Arsyet e ofruara nga kompania nuk ishin bindëse dhe nuk kishin të bëjne më situata ektreme emergjente që nuk mund të parashikoheshin. Për më shumë i atribuohen mos planifikimit të duhur dhe neglizhencës ashtu siç kishte dhënë opinion Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në tre prej këtyre raste.” – thuhet tutje në raport.

Këto kontrata sipas ZKA-së, kanë ndikim në minimizimin e konkurrencës dhe transparencës për të gjitha palët e interesuara.

Më këto gjetje nuk është pajtuar KEK-u.

Gjithashtu, ZKA ka gjetur se KEK-u ka shkurtuar afatin kohor për pranimin e tenderëve, që ndikon në kufizim të konkurrencës dhe në mosmarrjen e ofertave më të përshtatshme për kompaninë.

Mos rivlerësimi periodik i pasurive afatgjata që mbahen në regjistër sipas modelit të rivlerësimit; Mos përditësimi i regjistrit të pasurisë me ndryshimet e ndodhura ndër vite për pronat e paluajtshme; Nënshkrimi i kontratës për auditimin e Pasqyrave Financiare; Mangësi në planet e menaxhimit të kontratës; Përdorimi i shpeshtë i procedurës me vlerë minimale; Kriptimi i laptopëve dhe qasja e përdoruesve përmes rrjetit privat virtual – janë disa nga gjetjet tjera të Auditorit.

Kujtojmë se ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ishte arrestuar dhe kishte qëndruar në paraburgim nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim i ndikimit dhe konflikt interesi, transmeton nacionale.

KEK-u në vazhdimësi është kritikuar për nënshkrimin e kontratave njëburimore, ndërsa, kontratat njëburimore gjatë vitit 2023 kanë shënuar rritje për gati 39 milionë euro më shumë se vitin 2022. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit