27.3 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

U19 / FFK nikoqire e ndeshjeve kualifikuese për EURO 2025

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës në vazhdimësi po e dëshmon aftësinë dhe profesionalizmin e saj në organizimin e garave në nivel ndërkombëtar. Këtë vit, Kosova ka nderin të jetë nikoqire e turneut kualifikues për Kampionatin Evropian për grupmoshat U19 për vitin 2025.

Turneu do të zhvillohet në dy lokacione: Prishtinë dhe Podujevë, respektivisht në stadiumet “Fadil Vokrri” dhe “Zahir Pajaziti”. Kjo zgjedhje është bërë për shkak të agjendës së ngjeshur dhe orarit të ndeshjeve, duke garantuar kushte optimale për të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Kombëtarja e Kosovës bën pjesë në grupin e 10-të, bashkë me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet do të zhvillohen më 13, 16 dhe 19 nëntor.

Organizimi i këtij turneu është një tjetër dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të promovuar futbollin dhe për të rritur nivelin e përfaqësimit të vendit tonë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit