Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për hapat institucionalë drejt shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Sipas njoftimit, në takim është theksuar rëndësia e përgatitjes në kohë të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor, në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet demokratike.
Haxhiu ka vlerësuar rolin e KQZ-së në garantimin e një procesi të rregullt, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar vazhdimisht pjekuri demokratike dhe besim në zgjedhje.
Në takim, po ashtu, është diskutuar për afatet ligjore, përgatitjet administrative dhe koordinimin ndër institucional






